• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shefi i SHM të IDF-së: Izraeli do të përgjigje ndaj sulmit raketor iranian

Shefi i SHM të IDF-së: Izraeli do të përgjigje ndaj sulmit raketor iranian

Tel-Aviv, 2 tetor 2024 (MIA) - Izraeli do të përgjigjet ndaj sulmit raketor iranian dhe forcave të armatosura izraelite mund të godasin cilën do pikë në Lindjen e Afërt, deklaroi sot shefi i Shtatmadhorisë së armatës izraelite, Herzi Halevi.

"Do të përgjigjemi. Mund të gjejmë caqe të rëndësishme dhe t'i godasim saktë dhe fuqishëm", theksoi Halevi nga baza ajrore në Izraelin qendror.

Grupi libanez Hezbollah kumtoi se ka shkatërruar tre tanke izraelite Merkava me predha antitank në qytetin kufitar libnez Marun El Ras, lajmëruan mediumet perëndimore.

Ushtria izraelite kumtoi sot se humbjet e saja luftarake në Libanin jugor janë shtuar në tetë prëderisa janë dneshur me luftëtarët  Hezbollahut pasi që e kaluan kufirin për t'i shënjestruar pozitat e grupit.

"IDF (armata izraelite) kumtoi se jetën e humbën edhe shtatë ushtarë", thuhet në kumtesën pas shpalljes së vdekjes së ushatrit të parë në Liban paraprakisht ditën e njejtë.

Kryeminsitri i përkohshëm libanez, naxhib Mikati sot deklaroi se vendit i duhet ndërprerje urgjente e zjarrit në mënyrë që të ndalen konfliktet e përforcuara mes Izraelit dhe grupit Hezbollah. Ai theksoi se rreth 1,2 milionë civilë janë zhvendosur në Liban prë shkak të sulmeve izraelite.

"Ndërpreni luftimet. Nuk na duhet më tepër gjak. Nuk na duhet më tepër shkatërrim... Ka nevojë urgjente për ndërprerje të zjarrit", tha Mikati në brifingun organizuar nga lobi grupi amerikan për Libanin.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e dënoi sot sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit, duke cekur se cikli vdekjeprurës i dhunës duhet të prëfundojë.

"Koha po kalon", tha ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

"Sërish e dënoj fuqishëm sulmin e djeshëm masiv ndaj Izraelit nga Irani", tha Guteresh.

Paraprakisht sot, minsitri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac deklaroi se ia ndalon Gutereshit të hyjë në vend sepse nuk e dënon "pa hezitim" sulmin raketor iranian ndaj Izraelit. ab/

fotо: IDF

QËNDRONI TË LIDHUR