• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aeroplanë luftarakë britanikë kanë marrë pjesë në parandalimin nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme

Aeroplanë luftarakë britanikë kanë marrë pjesë në parandalimin nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme

Londër, 2 tetor 2024 (MIA) - Britania e Madhe ka njoftuar sot se dy aeroplanë luftarakë të saj dhe një aeroplan cisternë mbrëmë kanë marrë pjesë në aksionet që kanë për qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë të konfliktit në Lindjen e Mesme, por nuk kanë goditur asnjë objektiv.

"Me këtë ata e kanë treguar mbështetjen e padyshimtë të Britanisë së Madhe për sigurinë e Izraelit. Duke pasur parasysh natyrën e sulmit, ata nuk goditën asnjë objektiv, por luajtën një rol të rëndësishëm në parandalimin më të gjerë dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në rrjetin social X.

Irani mbrëmë ka hedhur rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit në kundërpërgjigje të operacionit izraelit në Liban kundër Hezbollahut. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR