• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtajnmaer - Osmani: Gjermania është e interesuar për stabilitetiun e Ballkanit, Kosova të krijojë kushte për anëtarësim në BE

Shtajnmaer - Osmani: Gjermania është e interesuar për stabilitetiun e Ballkanit, Kosova të krijojë kushte për anëtarësim në BE

Prishtinë, 2 tetor 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës së punës në Gjermani është takuar me presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnamer.

Siç njofton presidenca e Kosovës, diskutimet u fokusuan në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe avancimin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Osmani shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit, por edhe në rrugën euroatlantike

"Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe progresit. Gjermania është aleate strategjike në rrugëtimin e Kosovës drejt fuqizimit dhe integrimit ndërkombëtar, ndaj presim që ta forcojmë edhe më tej këtë partneritet në vitet në vijim", ka theksuar ajo.

Osmani e ka cilësuar procesin e Berlinit si shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ajo ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Në takim me presidentin Shtajnamer, Osmani ndër të tjera ka potencuar rolin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në Gjermani, e cila është urë e fuqishme për raportet ndërmjet dy shteteve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR