• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i G7 për krizën në Lindjen e Mesme

Takim i G7 për krizën në Lindjen e Mesme

 Romë, 2 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni, njoftoi se sot pasdite do të mbahet takimi i G7-ës me temën e krizës në Lindjen e Mesme.

Takimi i G7 do të mbahet përmes video lidhjes. 

 "Ka shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit, duke përfshirë sulmin me raketa iraniane ndaj Izraelit dhe rritjen e paqëndrueshmërisë në Liban", theksohet në kumtesën e Kabinetit  të Melonit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR