Takim Bozhinovska-Ageler: Mbështetje e SHBA-së për këmbim të përvojave dhe njohurive në fushën e energjetikës
- Ministrja e Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të para minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler.
- Post By Sara Ademi
- 17:49, 8 korrik, 2024
Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të para minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler.
Në takim, siç kumtuan nga Qeveria, është diskutuar për Ministrinë e sapoformuar, qëllimet, aktivitetet dhe projektet e saj.
Ministrja Bozhinovska e theksoi vlerën për realizimin e investimeve të reja kapitale në fushën e energjetikës dhe harmonizimit të ligjeve ekzistuese me ato të Bashkimit Evropian në pjesën e energjetikës.
Është i domosdoshëm përforcimi i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, duke e marrë parasysh se përcaktimi strategjik ëdhtë në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve me partnerin tonë SHBA-në", ka theksuar Bozhinovska.
Në takim, siç theksohet në kumtesë, është theksuar edhe mbështetja e SHBA-së në pjesën e këmbimit të përvojave dhe njohurive në fushën e energjetikës dhe burimeve të rinovueshme të energjisë. sa/
Foto: Qeveria