• e premte, 08 nëntor 2024

Ministri Mucunski në takimin ministror të punëve të jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministri Mucunski në takimin ministror të punëve të jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të ministres gjermane të Punëve të Jashtme, Analena berbok, sot në Berlin mori pjesë në takimin ministror të Procesit të berlinit. Në fjalimin e tij, e falëdneroi ministren berbok dhe kryesinë gjermane për vendosmërinë e tyre për avancim të ardhmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe konstatoi se Procesi i Berlinit tani është platformë e cila paraqet  pjesë përbërëse të përkushtimit të ripërtërirë të BE-së për politikën e zgjerimit dhe e reflekton interresin strategjik të Unionit për ta integruar Ballkanin Perëndimor në familjen e vet. 

Ministri Mucunski, siç informoi MPJ, potencoi se është e domsdoshme vendi t'i dyfishojë përpjekjet për t'i nxitur reformat dhe prë ta përshpejtuar integrimin gradual dhe qytetarët t'i ndjejnë prëfitimet nga anëtarësimi në BE gjatë procesit të inkuadrimit.

"Në atë drejtim duhet të shfrytëzohet korniza e Procesit të Berlinit në mënyrë që ta tregojmë përkushtimin për arritje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe lidhjeve më të afërta të Ballkanit Perëndimor me BE-në", tha Mucunski.

Përmendi edhe se vendi dha kontribut në arritjet e përgjithshme të Procesit të Berlinit, duke i veçuar mbajtjen e Samitit të parë digjital për Ballkanin Perëndimor në Shkup në vitin 2018 dhe miratimin e Ttregut të përbashkët rajonal dhe të Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor gjatë Kryesimit të përbashkët të Procesit të Berlinit me Bullgarinë në vitin 2020. ab/

fotо: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR