• e enjte, 03 tetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova foli në hapjen e Festivalit internacional të teatrove për fëmijë "Igor Maxhirov" 2024

Presidentja Siljanovska Davkova foli në hapjen e Festivalit internacional të teatrove për fëmijë

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova foli gjatë hapjes solemne të edicionit të tretë të Festivalit internacional të teatrove për fëmijë "Igor Maxhirov" 2024 që po mbahet nën patronatin e saj, në organizim të IN "Teatri për fëmijë dhe të rinj - Shkup". Bëhet fjalë për festival i cili, siç tha, edhe pse është vetëm tre vite i vjetër, tashmë po përfiton reputacion, jo vetëm brenda, por edhe më gjerë, si manifestim cilësor dhe oriogjinal kulturor.

"Me këtë rast nuk mund e të mos i lavdëroj organizuesit, Teatrin për fëmijë dhe të rinj, të cilët krijuan një manifestim madhështor, dinitoz në përkujtim të aktorit tonë të talentuar Igor maxhirov, i cili për fat të ke, na braktisi shumë herët, duke lënë zbrazëtirë të madhe në teatrin e tij amë dhe në aktrimin në vend", tha presidentja.

Shfaqi bindje se festivali do të ofrojë cilësi kulminante në skenën e Teatrit për fëmijë dhe të rinj, por edhe në skenat e disa teatrove të tjera në Shkup, me ç'rast publiku do të ketë mundësi të pazakontë në ditët në vijim të ndjekë rreth dhjetë shfaqje nga teatro të disa vendeve evropiane, të krijuara me dashuri dhe durim.

Siëjanovska Davkova i porositi fëmijët dhe të rinjtë, të jetojnë dhe kënaqen me teatër dhe art, të rriten dhe të zhvillohen me të bukurën dhe fisniken, si dhe porosi për prindërit e tyre dhe të rriturit, ta ruajnë fëmijën në vete, ta kultivojnë kërshërinë e tij, lirinë dhe padëgjueshmërinë.

Në hapjen e festivalit, moto e të cilit këtë vit është "Gjithçka është e jotja", u dha shfaqja "Mos më prit" në regji të Vera Rozanovës, në interpretim të teatrit "Borë në qepalla" nga Franca. Festivali i dedikuar për publikun fëmijëror dhe rinor, ka për qëllim ta promovojë, zhvillojë dhe popullarizojë produksionin e teatrit për fëmijë, duke i ndjekur trendet më të reja të përmbajtjeve, formave , ngjarjeve dhe rrjedhave në sferën e teatrit për fëmijë. ab/

foto: Kabineti i presidentes së RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR