• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski në mesin e pensionistëve në Gazi Babë: Për 100 ditë rritëm pensionet, vazhdojmë të punojmë me përkushtim 100 për qind

Mickoski në mesin e pensionistëve në Gazi Babë: Për 100 ditë rritëm pensionet, vazhdojmë të punojmë me përkushtim 100 për qind

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pasdite, në takim me pensionistët në Gazi Babë, tha se Qeveria vazhdon të punojë me përkushtim për të gjithë qytetarët. Ai përkujtoi se për 100 ditë Qeveria i ka rritur pensionet, si dhe se i siguron ato pesë miliardë për pagesën e vlerës së deritanishme të pensioneve.

Ai u kthye edhe në listën pozitive, duke theksuar se me të janë shtuar edhe nëntë barna gjenerike, ndërsa lista, përmendi, do të vazhdojë të plotësohet.

Mickoski përkujtoi edhe atë që kanë trashëguar nga pushteti paraprak.

Kryeministri me pensionistët ka folur edhe për masat me të cilat, siç theksoi, Qeveria arriti inflacionin ta reduktojë në nivelin më të ulët në rajon dhe Evropë.

Ai tha se gjithçka që kanë punuar kohëve të fundit, ka qenë për të punuar për të mirën e qytetarëve.

"Për këto 100 ditë dikush do të më bëjë pyetjen: Jeni të kënaqur? Ju gjithmonë mund të bëni më shumë. Por unë jam i kënaqur. Jam i kënaqur sepse e lamë zemrën në fushë, sepse luftuam me guxim, sepse punuam me ndershmëri, me zell dhe përkushtim dhe sepse në 100 ditët e para realizuam pjesën më të madhe të premtimeve të mëdha. Në muajt dhe vitet në vazhdim do të kemi shumë surpriza pozitive, shumë më shumë dërgesa të këtij lloji", tha Mickoski në takimin me pensionistët nga Gazi Baba. sa/

foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR