• e enjte, 03 tetor 2024

Tajani: Ende ekziston mundësia për të shmangur një luftë që mund të përfshijë gjithë Lindjen e Mesme

Tajani: Ende ekziston mundësia për të shmangur një luftë që mund të përfshijë gjithë Lindjen e Mesme

Romë, 2 tetor 2024 (MIA) - Ministri italian i Punëve të Jashtme Antonio Tajani sot deklaroi se ende ekziston mundësia të shmanget një luftë që mund të përfshijë gjithë Lindjen e Mesme.

"Krijimi i frontit libanez dhe ndërhyrja direkte e Iranit rrritën rrezikun nga një konflikt rajonal i përmasave të mëdha, por përshkallëzimi ende më shumë na shtyn drejt asaj të punojmë në paqen dhe dialogun. Apelojmë për përgjegjësinë e të gjithë aktorëve rajonal", tha Tajani në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, ndërsa transmetoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ministri italian, gjithashtu, e theksoi vlerën e "mbajtjes së dialogut me Iranin", duke u bërë thirrje të gjithëve "përfshirë edhe Izraelin" të punojnë në depërshkallëzimin dhe të shmangin një konflikt që mund të shkaktojë viktima të reja, veçanërisht mes civilëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR