• e premte, 30 gusht 2024

Të paktën 28 ​​viktima nga përmbytjet në Indi për tre ditë

Të paktën 28 ​​viktima nga përmbytjet në Indi për tre ditë

 Nju Delhi, 29 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 28 ​​persona kanë humbur jetën në tre ditët e fundit nga përmbytjet në perëndim të Indisë, bënë të ditur autoritetet lokale.

 Lumenjtë në Guxharat,  shtet në bregun perëndimor të vendit, dolën nga shtrati dhe më shumë se 30.000 njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

 Në aksionet e pjesëtarëve të ndihmës  së shpejtë  dhe armatës u shpëtuan rreth 1.850 persona.

 Autoritetet në Guxharat bënë të ditur se 13 persona u mbytën, ndërsa të tjerë humbën jetën gjatë shembjes së shtëpive të tyre.

 Rreth 1.000 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

 Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar se sot priten reshje të rrëmbyeshme shiu.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR