• e martë, 24 dhjetor 2024

Hasani me kërkesë deri te Prishtina: Konsultohuni dhe negocioni për Urën e Ibrit me ata të cilët e kanë çliruar Kosovën

Hasani me kërkesë deri te Prishtina: Konsultohuni dhe negocioni për Urën e Ibrit me ata të cilët e kanë çliruar Kosovën

Tiranë, 30 gusht 2024 (MIA) - Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Igli Hasani i dërgoi mesazh të qartë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjen e urës së Ibrit, por edhe për të gjitha çështjet.

“Motrat dhe vëllezërit tanë në Prishtinë, për të gjitha hapat që do të ndërmarrin, fillimisht duhet të flasin me ata që i duan shumë”, ka thënë Hassani. Ai theksoi se asnjë hap nuk duhet të bëhet pa konsultime dhe negociata me aleatët, përfshirë Shqipërinë.

"Ne ishim të qartë, gjithmonë konsekuent me atë që thamë. Për ne Kosova është prioritet i politikës së jashtme, prandaj motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë gjithmonë u kemi thënë se çdo hap që ata ndërmarrin duhet të diskutohet fillimisht me ata që i duan shumë. Është e nevojshme të bisedohet, të debatohet dhe të negociohet me vendet dhe organizatat që e bënë Kosovën të lirë dhe të pavarur, siç është sot, dhe këtu përfshihet edhe Shqipëria", ka thënë Hasani. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR