• e martë, 24 dhjetor 2024

Ambasadorja e Maqedonisë në Sofje është ftuar në MPJ bullgare për shkak të deklaratave të zëvendëskryeministrit Nikolloski

Ambasadorja e Maqedonisë në Sofje është ftuar në MPJ bullgare për shkak të deklaratave të zëvendëskryeministrit Nikolloski

Sofje, 30 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë kumtoi se sot është thirru ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agneza Rusi-Popovska për t'iu përcjellë protesta për shkak të, siç thuhet, konferencës së djeshme për shtyp të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit Aleksandar Nikolloski.

"Nga ana bullgare u riafirmua qëndrimi konsistent për perspektivën evropiane të Shkupit. Fatkeqësisht, u konstatua se provokimet sistematike dhe refuzimi për të përmbushur detyrimet e përfaqësuesve zyrtarë të vendit fqinj e largon edhe më shumë atë nga fillimi i negociatave me BE-në. Kabineti zyrtar dhe secili pasues do të vazhdojnë vijën e natyrshme të politikës së jashtme bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim garantimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e parimeve të fqinjësisë së mirë"; theksohet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski dje në një konferencë për shtyp në Shkup theksoi se beson se procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe korniza negociuese janë tema kryesore në mediat bullgare sa herë që ka zgjedhje në Bullgari.

"Kjo nuk është politikë e djeshme e Bullgarisë. Kjo është politikë e Bullgarisë të cilën e kemi në vazhdimësi që nga viti 2020. Së dyti, sa herë që në Bullgari ka zgjedhje keqpërdoret tema e Maqedonisë. Nuk e di tani, nuk jam i sigurt se kur janë zgjedhjet e tyre sa që janë aq jofunksional sa që nuk mund të caktojnë zgjedhje, kjo është qeveria e tyre e shtatë apo e tetë teknike, nuk mund të gjejnë njerëz për qeverinë teknike. Pra, së pari le t'i rregullojnë punët e tyre në shtëpi, le të zgjedhin qeveri politike dhe ne do të ulemi të flasim me qeverinë politike. Nuk kam ndërmend t'u përgjigjem njerëzve që kërkojnë pikë politike dhe që janë të margjinalizuar politikisht në Bullgari për momentin, sepse janë përfaqësues të qeverisë që nuk kanë legjitimitet nga askush", tha Nikolloski i pyetur për të komentuar reagimin e fundit nga MPJ bullgare se "udhëheqësia në Shkup do të duhej ta kishte të qartë se përpjekjet për hedhje të idesë për rinegocim mund të çojnë vetëm në një distancë të re nga fillimi i negociatave". ls/

Foto: MPJ-ja e Bullgarisë

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR