• e martë, 24 dhjetor 2024

Lajçak: Shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella

Lajçak: Shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella

Beograd, 30 gusht 2024 (MIA) - I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot ka thënë se ekziston rreziku për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, nëse palët nuk angazhohen në dialog dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të pakoordinuara e të ngutshme.

Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, në margjina të forumit Globsec, që po mbahet në Pragë, Lajçak e ka pranuar se nuk është bërë mjaftueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur mes palëve vitin e kaluar, por marrëveshje më e mirë nuk mund të arrihet dhe se palët duhet ta kuptojnë që përparimi në dialog është thellësisht i lidhur me rrugën e tyre drejt BE-së.

I pyetur se si duhet të përfundojë dialogu, edhe nëse duhet të përfshihet njohja reciproke, ai ka thënë se u takon palëve të vendosin në atë aspekt.

"Dialogu është vendimtar për Kosovën dhe Serbinë, nëse e kanë seriozisht për aspiratat e tyre evropiane, sepse Bashkimi Evropian e ka bërë shumë të qartë që para se të shqyrtohen seriozisht për pranim në Bashkimin Evopian, ata duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet. Kështu që nuk ka asnjë rrugë përreth kësaj", potencoi Lajçak.

Ai përkujtoi se BE-ja është ndërmjetësuese në atë proces, "por procesi është në pronësi të dy palëve, Kosovës dhe Serbisë". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR