• e hënë, 12 gusht 2024

Të paktën 17 të vdekur në rrëshqitjen e dheut në një deponi në Ugandë

Të paktën 17 të vdekur në rrëshqitjen e dheut në një deponi në Ugandë

Kampala, 12 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut në një deponi të madhe në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë ta kërkojnë deponinë me shpresë se do të gjejnë ende të mbijetuar.

Orteku ka ndodhur pas disa javëve reshje të mëdha të shiut.

Plehrat nga e gjitha Kampala, shtëpia e rreth katër miliojë njerëzve, arrin në deponinë Kitezi.

"Kishim frikë se mund të ndodhte diçka e tillë. Ndoshta shumë e shumë njerëz janë të bllokuar", tha prefekti i Kampalas, Erias Lukvago, raportoi BBC.

Zyrtarët e qytetit kanë vite që po përpiqen të gjejnë një vend të ri për të hedhur mbeturinat.

Rrëshqitja e dheut u shkaktua të premten në orët e vona të mbrëmjes dhe i ka bllokuar shtëpitë pranë ndërsa njerëzit ishin duke fjetur. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR