• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi 40 zjarre në pjesën verilindore të Atikës - evakuime të reja në pjesën veriore të Athinës

Mbi 40 zjarre në pjesën verilindore të Atikës - evakuime të reja në pjesën veriore të Athinës

Athinë, 12 gusht 2024 (MIA) - Që nga orët e hershme të mëngjesit në parametrin e zjarrit janë regjistruar mbi 40 zjarre, theksoi zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës të Greqisë, Vasilis Vatrakoianis, duke informuar për zjarrin në në pjesën verilindore të zonës së Atikës, dhe për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve me mesazhe të reja nga numri 112, të dërguara në një hark kohor prej një ore, është kërkuar evakuimi i gjashtë lagjeve në pjesën veriore të Athinës, njoftoi korrespondentja e MIA nga Athina.

Zjarri është aktiv tashmë 24 orë, ka ndezje të vazhdueshme në vende të ndryshme, ndërsa Vatrajojanis theksoi se era shumë e fortë që arrin edhe deri në shtatë Bofori e vështirëson shuarjen.

Ai sqaroi se që nga fillimi i zjarrit nga numri 112 janë dërguar gjithsej 26 mesazhe për evakuimin e qytetarëve dhe ka treguar se në shuarje kanë ndërhyrë 685 zjarrfikës me 27 ekipe këmbësorie dhe 190 automjete, si dhe një numër i madh i vullnetarë, ndërsa shuarja është bërë nga ajri me 33 mjete, përkatësisht 16 aeroplanë dhe 17 helikopterë.

Në ndihmë të qytetarëve, siç theksoi zëdhënësi i zjarrfikësve, që prej ditës së djeshme në zonën ku ka rënë zjarri janë vendosur mjetet e urgjencës, tre spitale janë në gjendje gatishmërie të shtuar dhe deri më tani është dashur të sigurohet fillimisht ndihma për 13 persona të cilët kishin probleme të lehta në frymëmarrje, si dhe ç[r dy zjarrfikës, njëri prej të cilëve ka pësuar djegie të lehta në duar.

Duke qenë se porti i Rafinës, një nga tre portet në rajonin e Atikës, është në afërsi të zjarrit, me urdhër të Ministrit të Çështjeve Detare dhe Politikës së Ishullit të Greqisë, Hristos Stiliandis, të gjitha anijet që supozohej të mbërrinin ose niseshin nga ai port sot, janë riorientuar drejt fqinjit në Lavrio.

Për shkak të erës së fortë, tymi i zjarrit u përhap me shpejtësi dhe sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar në Athinë dhe portalit Meteo, ai u përhap në gjatësi mbi 300 kilometra. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR