• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohet zëvendësministri ukrainas për energjetikë teksa merrte ryshfet prej 500.000 dollarësh

Arrestohet zëvendësministri ukrainas për energjetikë teksa merrte ryshfet prej 500.000 dollarësh

Kiev, 12 gusht 2024 (MIA) - Një nga katër zëvendësministrat ukrainas të energjisë është arrestuar, ndërsa merrte ryshfet, njoftuan prokurorët ukrainas.

Mediat britanike kanë cituar prokurorët të njoftonin lajmin se forcat e rendit kishin arrestuar zëvendësministrin, së bashku me individë të tjerë, ndërsa kishin marrë ryshfet prej 500 mijë dollarësh.

Gjatë hetimit u konstatua se të dyshuarit organizuan një skemë për kontrabandimin e pajisjeve minerare të një kompanie shtetërore të minierave të qymyrit nga zona ushtarake në rajonin Donjeck të Ukrainës, bën të ditur kryeprokurori i Ukrainës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR