• e premte, 27 dhjetor 2024

OBSH-ja pasnesër do të vendosë nëse epidemia e virusit të lisë së majmunëve është gjendje e jashtëzakonshme globale

OBSH-ja pasnesër do të vendosë nëse epidemia e virusit të lisë së majmunëve është gjendje e jashtëzakonshme globale

Gjenevë, 12 gusht 2024 (MIA) - Ekspertët e pavarur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasnesër do të mbajnë takim virtual për të vendosur nëse shpërthimi i virusit mpoks (lija e majmunit) në Afrikë paraqet gjendje të jashtëzakonshme.

Komiteti i ekspertëve do t'i japë mendim Drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Gebrejesus, nëse mpoksi paraqet gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në nivel ndërkombëtar, si dhe çfarë rekomandimesh duhet të jepen për të parandaluar përhapjen e virusit, transmeton sot "Politiko".

Mpoks është një infeksion që është tipik për pjesë të Afrikës dhe përhapet përmes kontaktit me kafshët e infektuara si dhe midis anëtarëve të familjes dhe karakterizohet nga temperaturat e lartë dhe shfaqja e flluskave me qelb.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR