• e enjte, 22 gusht 2024

Sulmuesit me siguri kanë dashur ta grabisin shkupjanin e vrarë afër QT "Mavrovasja", thonë nga MPB

Sulmuesit me siguri kanë dashur ta grabisin shkupjanin e vrarë afër QT

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Personi i cili sot në mëngjes ishte qëlluar para qendrës tregtare "Mavrovasja" është afarist privat. Është lajm i rrejshëm se ishte avokat. Hetimi për vrasjen akoma është në rrjedhë, thonë nga MPB për MIA-n.

Nga atje thonë se sulmuesit me siguri kanë dashur ta grabisin shkupjanin e vrarë.

Paraprakisht sot MPB informoi se dy persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e cila ndodhi sot në mëngjes në parkingun para qendrës tregtare "Mavrovasja" në Shkup, ku me armë zjarri është qëlluar një person i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Nga MPB thonë se e dinë identitetin edhe të personit të tretë të dyshuar, i cili ndodhet në arrati.

null

Siç informojnë nga MPB, nga ana e policisë menjëherë janë ndërmarrë masa operativo-taktike, mbyllja e një pjese të rajonit qendror, kontroll të disa shtëpive dhe kontroll të disa automjeteve, në të cialt janë prëfshirë forca speciale policore, helikotperë dhe dronë.

Në rajonin e komunës Çair, sqarojnë, është vërejtur një automjet i cili ka tentuar të ikë, me ç'rast personat nga automjeti kanë rezistuar me përdorim të armëve të zjarrit.

"Policët janë kundërpërgjigjur, pas çka një person është privuar nga liria. Gjatë ndërmarrjes së masave të mëtutjeshme, nha liria është privuar edhe një person, ndërsa policia e din identitetin e personit të tretë të dyshuar i cili është në arrati dhe për të cilin po ndërmerren masa për gjetjen e tij", qëndron në kumtesën e MPB-së.

null

Në periudhën që pason, siç shtojnë nga MPB, në disa pjesë të Shkupit do të ketë prani të shtuar policore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Ky është shkëmbimi i dytë i zjarrit në 24 orët e fundit, pasi që dje nga të shtënat në çalgjen Çento të Shkupit është plagosur një person.

"Më 19.08.2024 rreth orës 20:50 në SPB Shkup ka pasur paraqitje se në bulevardin 'Aleksandar Makedonski' nga një automjet në lëvizje k apasur të shtëna drejt automjetit 'pasat' me targa austriake, me ç'rast është lënduar një person i cili është dërguar në Qendrën klinike", informojnë nga MPB. Nga atje shtojnë se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR