• e premte, 27 dhjetor 2024

Në gjimnazet në Dibër dhe Qendër Zhupë në vitin e parë janë plotësuar vetëm 103 nga 340 vende të parapara për regjistrimin e nxënësve

Në gjimnazet në Dibër dhe Qendër Zhupë në vitin e parë janë plotësuar vetëm 103 nga 340 vende të parapara për regjistrimin e nxënësve

Dibër, 22 gusht 2024 (MIA) - Në gjimnazin "28 Nëntori" në Dibër dhe "ATA" në Qendër Zhupë, pas dy afateve të regjistrimit nuk është plotësuar kuota për regjistrim në vitin e parë.

Siç konfirmojnë për MIA-n nga të dy shkollat, janë plotësuar vetëm 103 nga 340 vendet e planifikuara për nxënës që është rreth 24 për qind.

"Në aplikimin e dytë janë regjistruar 35 nxënës të klasës së nëntë, prej të cilëve 10 kanë realizuar mësim në gjuhën maqedone dhe 25 në gjuhën shqipe. Në të dy regjistrimet në periudhën e parë të regjistrimit janë regjistruar 46 nxënës, 13 për paralele për mësime në gjuhën maqedone dhe 33 për paralele për mësime në gjuhën shqipe. . Kjo do të thotë se të paplotësuara janë 79 vende për mësim në gjuhën maqedone dhe 112 për mësim në gjuhën shqipe", tha për MIA-n, Afrona Lleshi, kryetare e Komisionit për regjistrim.

Shtoi se regjistrimet në këtë institucion arsimor vazhdojnë për faktin se një pjesë e nxënësve janë përballur me probleme gjatë regjistrimit elektronik.

"Në gjimnazin tonë dje, në kuadër të regjistrimit dytë, janë regjistruar vetëm dy nxënës për mësim në gjuhën turke dhe asnjë nxënës nuk është regjistruar për mësim në gjuhën maqedone. Në afatin e parë të regjistrimit numri i përgjithshëm është 22 nxënës, prej të cilëve 18 për gjuhën turke, ndërsa katër për mësimin në gjuhën maqedone", tha për MIA-n Sabri Asani, drejtor i gjimnazit "ATA".

Sipas tij në bazë të konkursit të MASH-it të drejtë regjistrimi kanë pasur 68 nxënës, në dy paralele, gjegjësisht 34 në të dyja gjuhët.

Arsyeja kryesore është migrimi masiv i cili ka sjellë rënie të numrit të nxënësve, si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm, në të dyja komunat. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR