• e shtunë, 24 gusht 2024

KLV i dha leje Bankës Komerciale për të bërë ofertë për marrjen e Stopanska bankës SHA Manastir

KLV i dha leje Bankës Komerciale për të bërë ofertë për marrjen e Stopanska bankës SHA Manastir

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV) i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mbledhjen e saj solli vendim ku Bankës Komerciale SHA Shkup i jepet leje për dhënie të ofertës për marrjen e Stopanska bankës SHA Manastir.  

Oferta u referohet 390.977 aksioneve të zakonshme me të drejtë vote nga Stopanska banka SHA Manastir, të cilat paraqesin 100 për qind të principalit themelor të bankës. Marrja e letrave me vlerë do kryhet me një çmim prej 3.200 denarë për aksion.  

"Në përputhje me Ofertën për marrje, ndërsa sipas Ligjit për ndërmarrjen e Shoqërive aksionare, marrësi ka përcaktuar sasinë më të vogël të aksioneve të zakonshme që u referohet oferta për marrje e cila duhet pranuar në mënyrë që oferta të konsiderohet e suksesshme, gjegjësisht oferta do të konsiderohet e suksesshme përderisa është e pranuar nga aksionarë të cilët posedojnë së paku 261.956 aksione të zakonshme të cilat paraqesin 67 për qind plus një aksion nga numri total i aksioneve të zakonshme me të drejtë vote nga Stopanska banka SHA Manastir. Afati për pranimin e ofertës për marrjen fillon të skadojë nga dita e publikimit të parë të ofertës për marrje dhe është 28 ditë kalendarike", njoftojnë nga KLV-ja. 

"Banka Komerciale më 13 të këtij muaji njoftoi se ofron 3.200 denarë për aksion për marrjen e Stopanska bankës SHA Manastir, pasi Banka Popullore kishte lëshuar paraprakisht pëlqimin për blerjen e pjesës kapitale prej 100 për qind të numrit të përgjithshëm të aksioneve të zakonshme me të drejtë vote të lëshuar nga Stopanska banka SHA Manastir.

Më parë, Stopanska SHA Manastir informoi se më 1 gusht në përputhje me nenin 22 paragrafi 1 të Ligjit për marrjen në dorëzim të shoqërive aksionare, Banka Komerciale SHA Shkup ka marrë njoftim nga Banka Komerciale SHA Shkup se ka ndërmend të bëjë ofertë për marrjen e të gjitha aksioneve me të drejtë vote nga Stopanska banka  SHA Manastir.

Në mbledhjen e sotme të KLV-së është dhënë një leje për punë të një investimi i cili ka lidhur kontratë për shitjen e kuotave me BK Invest SHA Shkup. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR