• e shtunë, 24 gusht 2024

Llazo Uzunçev drejtor i ri i SHA EMV

Llazo Uzunçev drejtor i ri i SHA EMV

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Llazo Uzunçev, inxhinier i diplomuar i makinerisë me përvojë paraprake shumëvjeçare në pozicione menaxheriale në sektorin privat, është emëruar kryetar i Bordit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i SHA EMV nga Bordi mbikëqyrës i SHA EMV, me rekomandim të Qeverisë.

Siç njoftoi sot pres-shërbimi qeveritar, në stafin e Bordit të ri drejtues të kompanisë në pronësi shtetërore, krahas Uzunçev, është emëruar edhe Rexhep Asani si zëvendës-drejtpr i përgjithshëm, si dhe anëtarët Gjorgji Gjorgjievski drejtor i çështjeve jurudike dhe të përgjithshme, Zoran Konjanovski drejtor i produkteve, Viktor Jovanovski drejtpr i çështjeve komerciale, Ivan Stojanovski drejtor i çështjeve financiare dhe Vladimir Pejoski drejtor i zhvillimti dhe investimeve.

"Me përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit drejtues, prioritet është stabiliteti energjetik i shtetit përmes menaxhimit efikas, konsolidimit financiar dhe përforcimit të kapaciteteve të kompanisë në të gjitha nivelet. Më tej, mes qëllimeve të udhëheqësisë së re janë optimizimi i shpenzimeve, realizimi i projekteve zhvillimore me qëllim që SHA EMV të bëhet kompani kompetitive, e cila do t'i përmbush nevojat e energjisë elektrike për konsumatorët, me këtë rast duke i përshtatur në mënyrë profesionale kushtet e tregut dhe kërkesat e ashpra për mjedis jetësor të pastër", theksojnë nga Qeveria. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR