• e diel, 25 gusht 2024

Me diell dhe shumë nxehtë, temperatura deri 39 gradë

Me diell dhe shumë nxehtë, temperatura deri 39 gradë

Shkup, 24 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 33 deri 39 gradë. UV=8, informojnë nga DPHM.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura minimale di të zbresë deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 38 gradë.

Sinoptikët paralajmërojnë se prej nesër në orët e pasdites do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut me bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa më shumë kushte për destabilitet do të ketë nga e marta. Temperatura në këtë periudhë do të jetë në rënie graduale. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR