• e martë, 24 dhjetor 2024

Taravari: Kirurgjia funksionon, por jo me kapacitet të plotë, shpresoj në tender të ri për rinovim

Taravari: Kirurgjia funksionon, por jo me kapacitet të plotë, shpresoj në tender të ri për rinovim

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari shpreson në verdikt pozitiv nga thirrja e dytë për sistem kompresor për sallonet operative të Qendrës klinike “Nëna Tereza” në Shkup, me qëllim vendosjen e gjithë instalimi.

Siç tha Taravari sonte në Kanal 5, sallat kirurgjikale funksionojnë, por jo me kapacitet të plotë.

"Në shaplljen e parë nuk është paraqitur asnjë nga firmat. Nga Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkët ka marrë përsipër Ministria e Shëndetësisë që të bëjë një thirrje të dytë, shpresoj që në njoftimin e dytë të paraqitet ndonjë kompani që sa më shpejt të mund të vendosim të gjithë instalimin", tha ministri Taravari.

Ai shprehu shpresën për një tender të ri për renovim dhe salla të reja, ku, siç shtoi, do të bëjnë plan për trajtimin e pacientëve në spitale të tjera dhe insistojnë që spitalet e tjera nga periferia, që kanë kushte, të mos dërgojnë pacientë në Shkup. Për sa i përket pritjes së pacientëve për operacion, ai theksoi se vendi ka pritjen më të shkurtër.

Duke iu referuar situatës me Kovid dhe trajtimit të pacientëve, ministri informoi se duke marrë parasysh se tashmë të gjitha rastet me këtë virus janë më të lehta, qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, siç tha ai, është që pacientët që vuajnë nga një sëmundje dhe janë të infektuar me Kovid, të trajtohen në institucionet e sëmundjes parësore, vetëm të thirret infektologu për të dhënë terapi shtesë.

I pyetur për emërimin e drejtorëve të rinj, konkretisht për drejtorin e Qendrës shëndetësore, i diplomuar për turizëm, ministri tha se jo gjithmonë mjekët janë në gjendje të drejtojnë më mirë një institucion. 

"Gjithmonë kam insistuar që institucionet shëndetësore publike është më mirë të menaxhohen nga mjekët, por mjekët nuk mund të menaxhojnë gjithmonë më mirë. Institucionet shëndetësore mund të drejtohen nga një ekonomist, një mjek, një dentist, një farmacist", tha ministri.

Lidhur me paralajmërimet për zhvendosjen e Qendrës për të varur nga droga në qendër të Shkupit, ministri informoi se kanë biseduar me profesionistë dhe kanë kuptuar se është më mirë që pacientët të shpërndahen. 

"Është mirë që këta njerëz të shpërndahen. Qëllimi është që terapia të merret nga dy ose tre vende. Ende nuk kemi vendosur për vendet ku do t'i marrin terapinë. Nëse mund të organizojmë vende në degët e Shtëpisë së shëndetit ku ata do të shpërndaheshin në grupe dhe nuk do të stigmatizoheshin nga shoqëria", tha Taravari. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR