• e diel, 25 gusht 2024

Në aksionin policor në Gajre është qëlluar një person i dyshuar për vrasje

Në aksionin policor në Gajre është qëlluar një person i dyshuar për vrasje

Shkup, 24 gusht 2024 (MIA) - Në aksionin policor në fshatin e Tetovës Gajre, mbrëmë është qëlluar 41-vjeçari L.M. i cili ishte i kërkaur me fletë-arrest, apsi që nuk ka vepruar sipas urdhrave të nëpunësve policorë dhe e ka drejtuar armën drejt tyre, konfirmoi Minsitria e Punëve të Brendshme.

Siç kumtoi MPB, mbrëmë rreth orës 2, nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe Sektori për operacione speciale policore, pas njohrive të marra paraprakisht se L.M. (41) nga f. Gajre, Tetovë, i cili dyshohet për veprën penale vrasje më 5 korrik të këtij viti, ndërsa ishte i kërkaur edhe për shkak të ikjes nga Spitali psikiatrik Bardovc, ndodhet në f. Gajre, ndërmorrën masa dhe aktivitete për privimin e personit nga liria.

"Pas urdhrave të siguruar paraprakisht për bastisje në tre shtëpi në Gajre, gjatë ndërmarrjes së masave për bastisje të shtëpisë pronë e Z.M., është hasur L.M., i cili ishte i armatosur me pushkë autom atike dhe ka rezustuar dhe nuk ka vepruar sipas urhdrave të dhënë nga nëpunësit policorë, por pushkën automatike ua ka adrejtuar policëve. pas çka ka pasur të shtëna nga ane nëpunësve policorë. Pasi që L.M. ishte neutralizuar, është kërkuar ndihmë mjekësore nga Ndihma e shpejtë mjekësore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik. Tek L.M. janë gjetur edhe pistoletë dhe karikator për pushkë automatike dhe plumba. Rreth orës 22:50 L.M. kishte vdekur, ndërsa vvdekje e konstatoi mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore", thekson MPB në kumtesë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kryen ekipe policore, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dërguar në repartin për mjekësi gjyqësore në Spitalin klinik në Tetovë për obduksion. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR