• e shtunë, 23 nëntor 2024

PTHP Shkup parashtroi ankesë ndaj aktvendimit për fatkeqësinë me autobusin e kompanisë "Durmo turs"

PTHP Shkup parashtroi ankesë ndaj aktvendimit për fatkeqësinë me autobusin e kompanisë

Shkup, 24 gusht 2024 (MIA) - Prokurori publik i lëndës nga Prokuroria themelore publike Shkup, në Gjykatën e Apelit Shkup parashtroi ankesë kundër aktvendimit me numër 1407/19 të Gjykatës themelore penale Shkup në lëndën për fatkeqësinë e autobusit afër Llaskarcës, kumtoi sot Prokuroria publike. 

Prokurori publik propozoi Gjykata e Apelit në Shkup ta ndryshojë aktvendimin e shkallës së parë dhe të akuzuarve D.B., R.M., I.GJ. dhe G.D. t'u shqiptojë dënime më të larta me burg dhe kohë më të gjatë të dënimeve ndalesë për ushtrim të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

Sipas prokurorit publik, në këtë rast, siç qëndron në kumtesë, gjykata e shkallës së parë solli aktvendim jashtëzakonisht të rënfësishme për sistemin tonë ndëshkues-juridik dhe tregoi se askush nuk mund ta derrogojë dhe substituojë rolin gjyqësor në procesin e vendim-marrjes.

"Përmes vlerësimit kritik të dëshmive, individualisht edhe në bashkëveprim të tyre, gjykata e shkallës së parë nuk lejoi aktvendimi gjyqësor të varet vetëm nga mendimi i vetëm dhe i mbështetur në asgjë i ekspertëve të prëfshirë në superekspertizë, të cilët nuk arritën të ndërtojnë qëndrim të qartë për çështje kyçe, ndërkaq e prolonguan seancën kryesore më shumë se një vit", thekson prokurori Darko Jakimovski, duke i cekur dëshmitë në bazë të të cilave Gjykata në mënyrë të drejtë dhe të plotë e konstatoi gjendjen faktike dhe e zbatoi Kodin penal kur gjeti se në veprimet e të gjithë të akuzuarve përmbahen elemente të veprave penale për të cilat janë shpallur fajtorë.

Megjithatë, sqarojnë nga PP, ankesa është parashtruar për shkak të vendimit për lartësinë e sanksioneve penale të shqiptuara për katër të akuzuar.

Sipas prokurorit publik, qëndron në informatë, lidhur me të akuzuarit D.B., R.M., I.GJ. dhe G.D., Gjykata gabimisht i vlerësoi rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, si dhe përgjegjësinë individuale të të akuzuarve për ngjarjen me fatkeqësinë e rëndë rrugore, ku jetën e humbën 16 persona, ndërsa 38 u lënduan.

Ai përkujton se në vazhdimësi autobusi i lëndës ishte shpallur si teknikisht në gjendje të rregullt edhe pse fare nuk ishte kontrolluar, ndërsa 16 ditë pas kontrollit gjoja të fundit të kryer teknik, transportuesi "Durmo turs" ka kryer transport publik të udhëtarëve me atë autobus, pa qenë i regjistruar. Mapnipulim me shpejtësinë e lëvizjes dhe "kurdisje" të takometrëve, që të mos paguhen dënime jo vetëm në autobusin e lëndës, por edhe të autobusëve të tjerë, gjithashtu ishte pranuar si rregull.

Siç shton, për shefoerin M.T. sipas prokurorit kompetent, është adekuate dënimi i lartë me burg duke pasur parasyhs përgjegjësinë e tij, por edhe mosshfaqja e keqardhjes për pasojat e rënda gjatë procesit gjyqësor. Për të akuzuarin J.B. kontributi i të cilit për fatkeqësinë ishte më i vogël, prokurori publik vlerësoi se është i mjaftueshëm dënimi i caktuar me burg. Për katër të tjerët, nuk është kryer sanksionimi në mëynrë të përshtatshme me peshën e veprës, fuqinë e rrezikimit të të mriave të mbrojtura, si dhe shkallës së prëgjegjësisë penale tek të akuzuarit, lëshimet e të cilëve shkaktuan humbje të rënda njerëzish në komunikacion rrugor në territorin e vendit tonë. Për ato shkaqe, për këta të dënuar, prokurori publik propozon që Gjykata e Apelit në Shkup ta ndryshojë aktvendimin e shkallës së parë dhe të akuzuarve D.B., R.M., I.GJ dhe G.D. t'u shqiptojë dënime më të larta me burg dhe kohëzgjatje më të lartë të dënimeve ndalesë për ushtrim të profesionit, veprimtarisë apo detyrës, ceket në kumtesë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR