• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Secili që mendon se krimi është profesion fitimprurës, do të zhgënjehet shpejtë dhe do të vendoset prapa grilave

Mickoski: Secili që mendon se krimi është profesion fitimprurës, do të zhgënjehet shpejtë dhe do të vendoset prapa grilave

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Secili që mendon se me krim mund të prëfitojë dhe është profesion fitimprurës, shumë shpejt prej prej sot do të zhgënjehet dhe do të gjendet dhe vendoset prapa grilave, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski.

Do të luftojmë dhe do të fitojmë, porositi Mickoski, duke cekur se "kjo duhet t'u bëhet e qartë të gjithëve, nuk janëv etëm ata", por edhe se po vëzhgojnë edhe disa grupe edhe këtu në Shkup edhe në disa qytete të tjera në mbarë vendin.

"Identifikuam tre grupe të cilat fatkeqësisht kanë logjistikë edhe në disa nga burgjet, të cilët merren me shantazh, me terrorizëm, me formë të rëndë të krimit, saktësisht i dimë cilët janë dhe pres shumë shpejt edhe për ta marrja me krim të jetë profesion jofitimprurës", deklaroi Mickoski.

"Duhet ta bëjmë të padobishëm profesionin e kriminelëve dhe krimit nëse duam të heqim qafe kriminelët dhe krimin. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për vrasës të tillë pa sy, nëse bëhet fjalë për kriminelë politikë, nëse bëhet fjalë për një lloj tjetër krimi dhe korrupsioni", tha Mickoski.

Lidhur me akuzat nga Sllavjanka Petrovska nga LSDM se "autoritetet qëllimisht nuk i lëshuan vrasësit para QT Mavrovasja të ikin sepse tashmë paraprakisht kishin ikur nga burgu", Mickoski tha se ata kishin ikur kur LSDM ishte pjesë e qeverisë dhe nga strukturar kryesuese të LSDM-së dhe BDI-së.

"Ne si Qeveri dhe si shtet duhet të merremi seriozisht me luftën kundër elementëve të tillë dhe sjelljeve të tilla devijuese dhe ky është prioriteti im personal. Po e përsëris, çdo  kriminel që mendon se krimi mund të sjellë fitim dhe është një profesion fitimprurës, shumë shpejt sot do të zhgënjehet dhe do të gjendet dhe do të vendoset aty ku i takon, që është pas hekurave", tha ai.

Kryeministri Mickoski theksoi se ka brejtës politikë që mendojnë se në kurriz të jetëve të humbura do të fitojnë pikë politike.

"Ka brejtës politikë që mendojnë se në këtë mënyrë do të fitojnë ndonjë pikë politike në kurriz të jetëve të humbura, por më vjen keq që brejtës të tillë politikë nuk shohin të kaluarën dhe nuk shohin se çfarë kanë lënë pas dhe çfarë kanë  bërë sa kanë qenë në qeveri dhe çka në fakt ne duhet të mposhtim sot, që është trashëgimi dhe do të thosha trashëgimi nga ajo kohë kur  në pushtet ishte qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Por ne do të luftojmë dhe do të fitojmë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë, nuk janë të vetmit, po vëzhgojmë disa grupe të tjera këtu në Shkup dhe në disa qytete të tjera në mbarë vendin, po shohim disa grupe në të gjithë Maqedoninë. Këtu kemi identifikuar tre grupe, që fatkeqësisht kanë logjistikën e tyre në disa prej burgjeve, që merren me zhvatje, me terrorizëm, me shantazh, me një formë të rëndë krimi, saktësisht e dimë  se cilët janë dhe pres që shumë shpejt ballafaqimi me krimin  të jetë një profesion i padobishëm edhe për ta", është i vendosur Kryeministri Mickoski. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR