• e martë, 12 nëntor 2024

Sot është momenti më i rëndësishëm i fushatës presidenciale në SHBA - debati ndërmjet Harisit dhe Trampit

Sot është momenti më i rëndësishëm i fushatës presidenciale në SHBA - debati ndërmjet Harisit dhe Trampit

Uashington, 10 shtator 2024 (MIA) - Sonte është momenti më i rëndësishëm i fushatës presidenciale në SHBA - debati ndërmjet nënpresidentes demokratike Kamala Haris dhe ish presidentit republikan Donald Tramp.

Skena në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia është vendosur për atë që mund të jetë një moment kyç  në fushatën që çon në fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor.

"Kjo do të jetë një intervistë për punën e Kamala Harisit, deklaroi mbrëmë për debatin komentuesi i Si-En-En.

"Edhe krahas sulmeve dhe gënjeshtrave të pritura nga Trampi, Kamala duhet të tregohet para opinionit amerikan për ta fituar pozicionin", shton ai.

Të dy kandidatët asnjëherë nuk janë takuar, as nuk kanë biseduar në telefon, por nesër do të qëndrojnë në një distancë të vogël nga njëri-tjetri në skenën e Qendrës kushtetuese kombëtare. Të dy do të këmbejnë kritika 90 minutëshe derisa të përgjigjen në pyetjet e parashtruara nga dy udhëheqësit e "Ej-Bi-Si njuz", dhe në sallë pa publik.

Dhjetëra milionë amerikanë me siguri do ta shohin debatin ndërmjet dy kandidatëve presidencial, i cili mund të jetë i vetmi në fushatë.

Një sondazh i "Si-En-En" tregon se Haris kryeson vetëm një për qind Trampin. Anketat tjera kombëtare tregojnë një garë të ngushtë me një rezultat të pasigurt, prandaj debati është i rëndësishëm - të dy duhet të tregohen në dritë më të mirë për numrin e vogël të votuesve të cilët ende nuk kanë zgjedhur se për cilin do të votojnë.

Debati mbahet tetë javë para ditës zyrtare të zgjedhjeve, por vetëm disa ditë para fillimit të votimit të përkohshëm në disa nga 50-të shtetet në vend.

Aktualisht vetëm edhe një debat është caktuar para zgjedhjeve. Kandidatët për nënpresident të SHBA-së, Tim Valc demokrat dhe Xhej Di Vens republikan, do të përballen më 1 tetor në Nju-Jork në debatin e udhëhequr nga "Si-Bi-Es njuz". sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR