• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti: Kosova do të aplikojë për anëtarësim të plotë në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë

Kurti: Kosova do të aplikojë për anëtarësim të plotë në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë

Prishtinë, 12 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në samitin e ardhshëm të Asamblesë së Frankofonisë, që do të mbahet në vitin 2026, Kosova sërish do të aplikojë për status të anëtares së barabartë në Asamblenë parlamentare (PDF) të asaj organizate, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në hapjen e sotmr të sesionit të 36-të të Asamblesë rajonale të Evropës, që është pjesë e Asamblesë parlamentare të Frankofonisë, ndërkaq që për herë të parë po mbahet në Kosovë, Kurti tha se "bota frankofone është e pranishme në Kosovë".

Sipas kryeministrit, në Kosovë ka  potencial për zhvillimin e mësimit të gjuhës frënge, por ai mbetet i pashfrytëzuar. Ai paralajmëroi se Qeveria dhe komunat në Kosovë do të fillojnë të punojnë së bashku për t'u gjetur mënyrë që të mundësohet mësimi i gjuhës frrënge nëpër shkollat e Kosovës,

"Në vendin tim si në tuajin parlamenti simbolizon luftën tonë të përbashkët për të mbrojtur parimet që burojnë nga modeli më i mirë i shoqërisë që ka ekzistuar ndonjëherë, pra demokracia. Më shumë se kaq në Kosovë ky parlament simbolizon një përpjekje të gjatë për liri drejtësi dhe barazi. Mund të  tingëlloi e çuditshme të dëgjoni se sot jemi vetëm një çerek shekulli nga çlirimi i Kosovës dhe më pak se 17 vjet nga pavarësia e vendit tonë. Kosova është një vend ku mund të gjenden vlerat rrënjësore që i ndajmë me botën e frankofonisë”, tha Kurti në seancën solemne të hapjes së Sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.

Ai vuri në pah se përkundër dëshirës për tu avancuar nga anëtare e asocuar në anëtare të plotë të organizatës ndërkombëtare të frankofonisë, Kosova ende nuk ka mundur t’i përmbush të gjitha detyra e nevojshme për të fituar këtë status.

"Është e kuptueshme që jo gjithçka varet nga vendimet e Kosovës duke pasur parasysh që duhet të ketë edhe disa vlerësime politike që lidhen me kriteret e marrëdhënieve të mira fqinjësorë. Jam i bindur se potenciali i plotë i zhvillimit të mësimit të frëngjishtes në Kosovë mbetet ende i pa shfrytëzuar. Prandaj, në pritje të Samitit të ardhshëm të vitit 2026, ku Kosova synon të aplikoj sërish për marrjen e statusit me të drejta të plota qeveria jonë dhe komunat e Kosovës duhet të fillojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar mbajtjen e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin", tha Kurti.

 

QËNDRONI TË LIDHUR