• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Posterë me fotografi të Trampit dhe Grenellit në Prishtinë: "Bëjeni Kosovën të madhe sërish"

Posterë me fotografi të Trampit dhe Grenellit në Prishtinë:

Prishtinë, 12 nëntor 2024 (MIA) - Në sheshin kryesor të Prishtinës sot janë vendosur posterë me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Mbishkrimi në fotografinë e Trumpit dhe Grenellit është "Bëjeni Kosovën të madhe sërish".

Tramp fitoi në zgjedhjet presidenciale të 5 mëntorit, me çka, katër vite pas mandatit të parë, siguroi kthimin në funksionin e presidentit. Ai do ta marrë detyrën në janar.

Siç lajmëruan mediumet, posterë me thirrjen për "Serbinë e madhe" e me posterë të Trumpit dhe Grenellit ishin vendosur një ditë më parë në Beograd.

Grenell ishte figurë kyçe në administratën e parë të Trampit për rajonin e Ballkanit, pasi që u emërua për emisar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ndërmjetësoi në marrëveshjen për normalizim ekonomik mes dy shteteve, që tani njihet si Marrëveshja e Uashingtonit.

Gjatë mandatit të tij, Grenell pati përplasje dhe akuza të ndërsjellta me Qeverinë e Kosovës të kryesuar nga kryeministri Albin Kurti. Në mandatin e parë të Kurtit, partneri i atëhershëm i koalicionit, ndërkaq tani në opozitë, LDK, e braktisi koalicionin që e pati me partinë e Kurtit, Vetëvendosje, nën arsyetimin se po i prishë marrëdhëniet me SHBA-në. Kurti atëherë e refuzoi kërkesën e Grenellit për marrëveshje me Serbinë.

Pas shpalljes së mosbesimit të Qeverisë së atëhershme të Kurtit, kryeministër u bë Avdullah Hoti, i cili me presidentin e Serbisë. Aleksandar Vuçiq u dakordua të nënshkruajë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Trampit, si president i atëhershëm në fund të mandatit të tij. Kjo marrëveshje nuk u zabtua, ndërsa Kurti dje deklaroi se do të merret me të pasi që të zbatohet marrëveshja e Brukselit. ab/

Foto: KosovaPres

QËNDRONI TË LIDHUR