• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia shpalli fletë-arrest për një gjykatës së Gjykatës ndërkombëtare penale

Rusia shpalli fletë-arrest për një gjykatës së Gjykatës ndërkombëtare penale

Moskë, 12 nëntor 2024 (MIA) - Gjykata e Moskës dha urdhër për arrestimin e gjykatësit të Gjykatës ndërkombëtare penale (GJNP), Hajkel Ben Mahfud nën akuzën për "mbyllje të paligjshme", lajmërooi sot Radio Evropa e Lirë.

Gjykata më 11 nëntor kumtoi se aktakuza del nga urdhëresat e lëshuara për arrestim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Sergej Shojgu dhe shefit të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura, Valerij Gerasimov nga ana e GJNP-së.

Mahfud dhe kolegët e tij nga GJNP, Rosario Salvatore Aitala dhe Serhio Herardo Ugalde Godinez, në fund të qershorit lëshuan fletë-arreste për Shojgun dhe Gerasimovin për, siç thuhet, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë, pasi që Rusia e filloi invazionin ndaj fqinjes së saj në vitin 2022.

Sipas gjykatësve të GJNP-së, Shojgu dhe Gerasimov janë prëgjegjës për sulmet ruse me raketa të kryera nga tetori i vitit 2022 dhe së paku deri më 9 mars të vitit 2023, ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR