• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinkeni mbërrin në Bruksel për të biseduar për ndihmë për Ukrainën

Blinkeni mbërrin në Bruksel për të biseduar për ndihmë për Ukrainën

 Bruksel, 12 nëntor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni sot po mbërrin në Bruksel për bisedime urgjente me partnerët evropianë me qëllim të përshpejtimit të dhënies së ndihmës për Ukrainën para ardhjes në pushtet të presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp. 

 Blinkeni nesër do të takohet me përfaqësuesit e NATO-s dhe BE-së nesër "për të biseduar mbështetjen e Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus", deklaroi zëdhënësi i tij Metju Miler.

 Vizita vjen mes shqetësimit në Kiev dhe shumë kryeqytete evropiane për stabilitetin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën në mes të rizgjedhjes së Trampit këtë muaj dhe krizës politike në Gjermani. Ai tashmë ka biseduar me presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin, dhe sipas "Uashington post", Trampi ka biseduar edhe me Putinin. Kremlini, megjithatë, mohoi  se ka pasur një bisedë e tillë.

 Pritet Tramoi  të emërojë senatorin me ndikim nga Florida, Marko Rubio, sekretar të shtetit, i cili së fundmi deklaroi se lufta në Ukrainë "duhet të përfundojë", e cila sipas tij, është në qorrsokak.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR