• e premte, 03 prill 2026

Situata në Liban është kritike, pohon kryeministri Salam

Situata në Liban është kritike, pohon kryeministri Salam

 Bejrut, 2 prill 2026 (MIA) - Kryeministri libanez Navaf Salam sot vlerësoi se situata në Liban është "shumë kritike",  sepse armata izraelite vazhdon sulmet e saj në jug të vendit, duke përkeqësuar krizën e zhvendosjes.

 Salam deklaroi se personat e zhvendosur, të cilët momentalisht janë mbi një milion, "janë viktimat kryesore të një lufte me të cilën nuk kanë kurrfarë lidhje", raportoi "Al xhezira".

 Ai, gjithashtu, shprehu mbështetjen e tij për libanezët që kanë mbetur në fshatrat jugore, duke premtuar se shteti do të bënte gjithçka që ishte e nevojshme për t'u siguruar atyre nevojat themelore.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR