• e premte, 03 prill 2026

Pakistani po negocion me Afganistanin për t'i dhënë fund konfliktit

Pakistani po negocion me Afganistanin për t'i dhënë fund konfliktit

Islamabad, 2 prill 2026 (MIA) - Pakistani po zhvilon bisedime me Afganistanin për t'i dhënë fund konfliktit më të keq midis fqinjëve të Azisë Jugore që kur talebanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme pakistaneze.

Zëdhënësi sqaroi se bisedimet po udhlhiqen nga funksionarë të lartë nga të dy vendet në qytetin veriperëndimor kinez të Urumkit. 

Kina po përpiqet të ndërmjetësojë një zgjidhje të negociuar për konfliktin midis aleatëve të cilët u bënë armiq, ndërsa të cilët ndajnë një kufi të gjatë prej 2.600 km.

Lufta, e cila nisi në tetor të vitit të kaluar, deri më tani janë vrarë dhjetëra njerëz nga të dyja palët. 

Bisedimet do të përqendrohen në një armëpushim të mundshëm dhe rihapjen e vendkalimeve kufitare për të lejuar tregtinë dhe udhëtimet, publikuan dje mediat britanike, duke cituar burime.

"Përpjekjet tona për negociata do të vazhdojnë pavarësisht problemeve që do të vazhdojnë të paraqiten", deklaroi zëdhënësi pakistanez në një brifing të rregullt për mediat.

Pakistani vlerëson rolin e Kinës si një faktor i rëndësishëm global dhe përpjekjet ishin komplimentuese, tha ai.

Islamabadi akuzon talebanët afganë se strehojnë militantë nga Tehriku dhe taliban nga Pakistani, të njohur edhe si talebanët pakistanezë, të cilët sipas tij po kryejnë një kryengritje në Pakistan.

Talebanët afganë i mohojnë akuzat dhe pretendojnë se militantizmi është problem i brendshëm i Pakistanit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR