• e premte, 03 prill 2026

Mot i ligë në Itali: Shembet një urë në rrugë, përmbytje në disa rajone

Mot i ligë në Itali: Shembet një urë në rrugë, përmbytje në disa rajone

Romë, 2 prill 2026 (MIA) – Një stuhi e fortë ka goditur Italinë qendrore dhe jugore, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe shembjen e një ure në rrugën shtetërore "Adriatika 16", ndërsa disa zona kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.

Ura mbi lumin Trinjo është shembur në rajonin Molize, në afërsi të qytetit Montenero di Biszaça, pasi rruga ishte mbyllur më parë për shkak të daljes së lumit nga shtrati, transmetoi Ansa. Si pasojë, lidhjet rrugore me rajonin Abruco janë pothuajse të ndërprera.

Në rajonin Abruco, në provincën Peskara, spitali në vendin Pene ka mbetur pa furnizim të drejtpërdrejtë me ujë për shkak të çarjes së ujësjellësit, ndaj furnizimi me ujë përkohësisht po sigurohet me cisterna. Mungesë uji është raportuar edhe në disa komuna përreth.

Në rajonin Puglia, reshjet e dendura të shiut çuan në rritje të menjëhershme të nivelit të ujit në digën në afërsi të vendit Karlantino, ndërsa përmbytjet përfshinë shtëpi dhe rrugë. Pas daljes nga shtrati të lumit Cervaro, zjarrfikësit në zonën e Foxha shpëtuan më shumë se 50 shoferë dhe rreth 40 persona nga shtëpi rurale dhe shtëpi pushimi.Për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin Ofanto, janë mbyllur rrugët në afërsi të urës romake pranë zonës Kanosa di Puglia.

Në rajonin Molize, zjarrfikës nga disa qytete italiane janë vendosur për të ndihmuar ekipet lokale në operacionet e shpëtimit pasi daljes së lumit nga shtrati, që përmbyti rrugë dhe zona industriale.

Stuhia shkaktoi probleme edhe në rajonin e Basilicatës, ku tre familje u evakuuan në qytetin Rapola pasi u shemb një mur mbajtës, ndërsa zjarrfikësit intervenuan edhe për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në zonën Metaponto.

Reshje të dendura shiu në zonat e goditura priten edhe gjatë gjithë ditës, ndërsa autoritetet lokale po i bëjnë thirrje popullsisë të kufizojë lëvizjen. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR