• e premte, 03 prill 2026

Politiko: Konsultime mbi projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së për hapjen me forcë të Ngushticës së Hormuzit

Politiko: Konsultime mbi projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së për hapjen me forcë të Ngushticës së Hormuzit

 Nju-Jork, 2 prill 2026 (MIA) - Franca po konsultohet me Bahreinin mbi një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të lejonte përdorimin e forcës për të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të rivendosur tregtinë e naftës, konfirmuan tre diplomatë për portalin belg Politiko.

 Projekt-rezoluta, që momentalisht po diskutohet midis Francës, ShBA dhe shteteve të Gjirit në Nju-Jork, kërkon miratimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së për një operacion për të "vendosur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", sipas Kapitullit VII të Kartës së KB-së.

Shefi i diplomacisë franceze, Zhan-Noel Barot, më 25 mars u takua me homologun e tij nga Bahreini dhe vendet e tjera të Gjirit për të shkëmbyer mendime për harmonizim më të madh të tekstit të rezolutës dhe zbatimin e tij, theksoi një burim nga portali.

 Kërcënimet nga sulmet iraniane me raketa dhe dronë kanë ndaluar trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës botërore, duke rritur çmimet dhe duke rrezikuar një krizë më të gjerë ekonomike që nga fillimi i sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

 Presidenti francez Emanuel Makroni muajin e kaluar i kërkoi KB-së ndihmë për zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Britania e Madhe sot është nikoqire të një takimin onlajn të 35 vendeve për problemin e transportit detar përmes këtij kalimi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR