• e premte, 03 prill 2026

Hatami: Në rast të një operacioni tokësor në Iran, asnjë armik nuk duhet të mbijetojë

Hatami: Në rast të një operacioni tokësor në Iran, asnjë armik nuk duhet të mbijetojë

Teheran, 2 prill 2026 (MIA) – Komandanti Suprem i Ushtrisë Iraniane, gjeneral-major Amir Hatami, deklaroi se "nëse armiku përpiqet të kryejë një operacion tokësor, asnjë person i vetëm nuk duhet të mbijetojë".

Hatami në një komunikim onlajn me komandantët e forcave dhe bazave të forcave tokësore, mbrojtjes ajrore, forcave ajrore dhe forcave detare të ushtrisë në të gjithë vendin, deklaroi se ushtria është e gatshme të përballet me "çdo të keqe të armikut në frontet ofensive dhe mbrojtëse", transmeton agjencia iraniane Tasnim.

"Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person i vetëm nuk duhet të mbijetojë", tha Hatami. Ai i quajti deklaratat e Presidentit të SHBA-së Donald Tramp në lidhje me Iranin "të paturpshme dhe të rreme".

Trampi më parë në një fjalim drejtuar kombit tha se konflikti në Iran po “po i afrohet fundit” dhe mund të përfundojë brenda disa javësh, por edhe se SHBA-ja do të përforcojë sulmet ajrore në vend. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR