• e enjte, 17 tetor 2024

Shqipëria e hap klasterin e parë të bisedimeve për anëtarësim në BE

Shqipëria e hap klasterin e parë të bisedimeve për anëtarësim në BE

Tiranë, 15 tetor 2024 (MIA) – Shqipëria sot e hap të a.q. klasterin e parë të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në Luksemburg do të mbahet konferencë ndërqeveritare BE-Shqipëria, në të cilën do të fillojë faza e parë e bisedimeve, pasi vendi në këtë proces ishte ndarë nga Republika e Maqedonisë të Veriut në fund të shtatorit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkërisht i filluan bisedimet më 19 korrik 2022 në Bruksel. 

“Komisioni Evropian pret fillimin e bisedimeve për zgjerim sa më shpejtë që është e mundur me Shqipërinë, si dhe me Maqedoninë e Veriut, pasi do të përmbushen kërkesat e miratuara nga Këshilli i BE-së”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit në shtator me rastin e vendimit që t’i ndajë të dyja vendet e Ballkanit në procesin e bisedimeve. 

Në fazën e parë të bisedimeve janë përfshirë kapitujt “Furnizime publike”, “Statistika”, “Sistemi gjyqësor dhe të drejtat themelore”, “Drejtësi, liri dhe siguri” dhe “Kontroll financiar”. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR