• e enjte, 17 tetor 2024

Shefi i NATO-s reagon me kujdes në "planin për fitore" të Ukrainës

Shefi i NATO-s reagon me kujdes në

Bruksel, 16 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute reagoi me kujdes ndaj dëshirës së Ukrainës për ftesë të shpejtë që të kyçet në aleancën ushtarake si pjesë e "planit për fitore", transmeton DPA.

Rute vetëm u përqendrua në deklaratën e NATO-s nga Samiti në Uashington, në të cilin thuhet vetëm se rruga e Ukrainës drejt aderimit në Aleancë është "e pakthyeshme".

Mbështetësit e ftesës së shpejtë për Ukrainën në samit nuk kishin mundësi që të mbisundojnë kundër kundërshtarëve siç janë SHBA-ja dhe Gjermania, të cilat druajnë nga eskalimi që do ta fusë NATO-n në luftë.

Në vend të kësaj, sekretari theksoi se NATO duhet të përqendrohen në atë që Ukraina është në "pozicionin më të mirë të mundshëm" nëse Kievi vendos të hyjë në bisedime për përfundimin e luftës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR