Gallant: Makron është një turp për kombin francez
- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Gallant, e sulmoi ministrin francez Emanuel Makron pasi kompanive izraelite ua ndaluan të marrin pjesë në panairin francez për armë "Evronavall".
Tel Aviv, 17 tetor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Gallant, e sulmoi ministrin francez Emanuel Makron pasi kompanive izraelite ua ndaluan të marrin pjesë në panairin francez për armë "Evronavall".
Galant më pas e quajti Makronin "turp i kombit francez".
"Vendimi për diskriminimin e industrisë mbrojtëse izraelite në Francë për herë të dytë po i ndihmon armiqt e Izraelit, tha Galant.
Ai e akuzoi Francën se "vazhdimisht po udhëheq një politikë armiqësore ndaj popullit hebre".
Politiko transmeton se kjo është hera e dytë në muajt e fundit që kompanitë izraelite mbrojtëse janë përjashtuar nga pjesëmarrja në një panair ushtarak në Francë. ls/
Foto: EPA