• e enjte, 26 dhjetor 2024

Netanjahu: Në bazat e Hezbollahut në Liban është gjetur armë më bashkëkohore ruse

Netanjahu: Në bazat e Hezbollahut në Liban është gjetur armë më bashkëkohore ruse

Paris, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se forcat izraelite kanë gjetur "armë më bashkëkohore ruse" gjatë bastisjeve të bazave të Hezbollahut në Libanin jugor.

Ai për Figaron deklaroi se sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së nga viti 2006, vetëm armatës libaneze i lejohej të kishte armë në rajonet në jug të lumit Litani në këtë vend.

"Megjithatë, në këtë zonë, Hezbollahu gërmoi qindra tunele dhe strehimore, ku sapo gjetëm një sasi armësh ruse të teknologjisë më bashkëkohore", tha Netanjahu.

Kryeministri izraelit vlerësoi se një luftë e re civile në Liban "do të ishte tragjedi".

"Qëllimi jonë sigurisht që nuk është ta provokojmë atë. Izraeli nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punët e brendshme të Libanit", tha Netanjahu, duke shtuar se "qëllimi i vetëm" i armatës izraelite është t'u lejojë qytetarëve të saj, të cilët jetojnë përgjatë kufirit më Libanin të kthehen në zonë dhe të jetojnë të sigurt.

Të paktën 27 persona u vranë në 24 orët e fundit në sulmet izraelite në disa lokacione në Libanin jugor, mes të cilëve dhe kryetari i qytetit Nabatijeh, Ahmad Kalil. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR