• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: Izraeli ka të drejtë ta sulmojë Hezbollahun në Liban, madje edhe në ndërtesa civile, por duhet t'i mbrojë civilët

Departamenti i Shtetit: Izraeli ka të drejtë ta sulmojë Hezbollahun në Liban, madje edhe në ndërtesa civile, por duhet t'i mbrojë civilët

Uashington, 17 tetor 2024 (MIA) – Izraeli ka të drejtë ta sulmojë Hezbollahun në Liban madje edhe në ndërtesa civile, por këtë duhet ta bëjë në atë mënyrë që do t’i mbrojë civilët, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler. 

I pyetur në brifingun e rregullt me gazetarët për sulmin izraelit ndaj ndërtesës komunale në qytetin jugor libanez Nabatieh, në të cilin humbën jetën 16 persona, duke përfshirë edhe kryetarin e komunës, Miler tha se nuk mund të komentojë për sulme të ndara, por theksoi se SHBA-ja “nuk dëshiron të shkatërrohen ndërtesa civile”.

“E kuptojmë që Hezbollahu ndonjëherë vepron edhe në shtëpi të civilëve. Pamë xhirime nga raketa dhe armë të tjera që ruheshin në shtëpi të civilëve të cilat u paraqitën në dy javët e fundit. Izraeli ka të drejtë t’i sulmojë këto caqe legjitime, por këtë duhet ta bëjë në atë mënyrë që e mbron infrastrukturën civile, i mbron civilët”, tha ai.

"Uashingtoni mbështet inkursionet e kufizuara izraelite për të sulmuar dhe dobësuar Hezbollahun, por kundërshton një fushatë të gjerë bombardimi në Bejrut dhe sulme që nuk shmangin dëmtimin e civilëve," shpjegoi Miller.

Autoritetet libaneze e kritikuan sulmin e djeshëm, në të cilin ishin lënduar më shumë se 50 njerëz, duke thënë se kjo është dëshmi se Izraeli tani e sulmon shtetin libanez. 

Kryeministri libanez Naxhib Mikati deklaroi se ishin sulmuar civilë të cilët ishin takuar që ta koordinojnë ndihmën për qytetarët. Mileri u përgjigj se nëse Izraeli me të vërtetë me qëllim ka targetuar një takim të tillë, kjo do të ishte e “papranueshme”, por theksoi edhe se duhet të vërtetohen rrethanat e incidentit. fc/

Fotografia: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR