• e shtunë, 24 gusht 2024

Shefi i CIA-s, Barns në qeverinë e Kosovës për takim me kryeministrin Kurti

Shefi i CIA-s, Barns në qeverinë e Kosovës për takim me kryeministrin Kurti

Prishtinë, 23 gusht 2024 (MIA) - Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), Uiliiam Barns i cili udhëtoi dje në Prishtinë, mëngjesin e sotëm është parë në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Televizioni T7 transmetoi pamjet ku  Barns është parë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovnier duke hyrë në Qeveri. 

Takimi i Kurtit nuk është konfirmuar zyrtarisht. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë takim me kryeministrin kosovar i cili mbrëmë është kthyer nga Çikago, ku ka marrë pjesë në Konventën e partisë së demokratëve.

Barns dje në Prishtinë është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa më vonë e vvizitoi edhe Agjencinë e IIntelegjencëssë Kosovës (AIK) dhe është takuar me drejtorin e tij, Petrit Ajeti. 

Vizita e shefit të agjencisë amerikane të inteligjencës në Kosovë vjen pasi ai qëndroi në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

Në BeH, më 20 gusht, Barns është takuar me kolegët e tij nga sektori i intelegjencës, me anëtarët e presidencës së këtij vendi dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të BeH. 

Siç deklaroi për Radio Evropa e Lirë përfaqësuesi i qeverisë amerikane, i cili dëshironte të mbetej anonim, arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë ishte, ndër të tjera, retorika shqetësuese separatiste dhe veprimet e presidentit pro-rus të entitetit Republika Sërpska, Milorad Dodik, dhe qeverinë e këtij subjekti.

Më 21 gusht ai u nis për në Beograd, por kjo vizitë nuk u konfirmua dhe as nuk u mohua nga zyrtarët në Serbi dhe SHBA..

Vizita e Barneit në rajon vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier, deklaroi se vendi i tij po sfidohet në shumë mënyra nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti.

SHBA-ja dhe vendet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare kanë kritikuar disa vendime dhe veprime të ndërmarra së fundmi nga qeveria Kurti, të cilat konsiderohen si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”.

Departamenti amerikan i shtetit ka kërkuar nga Qeveria Kurti që t'i kthehet “angazhimit konstruktiv dhe të ngushtë” me Uashingtonin, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ndërsa Uashingtoni po ashtu kërkon nga institucionet e Kosovës që të mos hapin urën e lumit Ibër. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR