• e martë, 24 dhjetor 2024

Presidenti i Kinës bisedoi me kryeministrin e Britanisë, shprehu shpresë për "fitore të përbashkëta" të dy vendeve

Presidenti i Kinës bisedoi me kryeministrin e Britanisë, shprehu shpresë për

Pekin, 23 gusht 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping gjatë bisedës së tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Keir Starmer, shprehu shpresën se dy vendet do të arrijnë “fitore të përbashkëta”, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV.

Biseda telefonike mes dy liderëve u zhvillua sot, me iniciativë të Keir Starmer, njofton CCTV, duke shtuar se Si ka uruar homologun e tij britanik për funksionin e kryeministrit që mori muajin e kaluar.

“Kina dëshiron të vendosë dialog të barabartë me Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në respektin e ndërsjellë (…) dhe të zgjerojë bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e financave, ekonomisë së gjelbër, inteligjencës artificiale, etj., tha Si.

Pekini synon të sigurojë që "përfitimet reciproke dhe fitoret e përbashkëta të formojnë bazën e marrëdhënieve" midis Kinës dhe Britanisë, shtoi ai.

Dauning strit njoftoi se Starmer tha se shpresonte për "diskutime të hapura dhe të sinqerta" me Si për çështje që krijojnë tension midis Londrës dhe Pekinit, "të tilla si Hong Kongu, lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe të drejtat e njeriut". Kina ishte partneri i pestë më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2023.

Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, veçanërisht për shkak të shtrëngimit të kontrollit të Pekinit mbi ish-koloninë britanike të Hong Kongut. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR