• e martë, 24 dhjetor 2024

Shtajnmajer vendosi që zgjedhjet parlamentare në Gjermani të mbahen më 28 shtator të vitit 2025

Shtajnmajer vendosi që zgjedhjet parlamentare në Gjermani të mbahen më 28 shtator të vitit 2025

Berlin, 23 gusht 2024 (MIA) - Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani do të mbahen më 28 shtator të vitit të ardhshëm, kumtoi sot kabineti i presidentit, Frank-Valter Shtajnmajer.

Presidenti Shtajnmajer sipas rekomandimit të Qeverisë, zyrtarisht e caktoi datën e zgjedhjeve për Bundestagun, Dhomën e ulët të parlamentit. Bundestagu pas zgjedhjeve do të zgjedhë shefin e qeverisë - kancelarin.

Kancelari, Olaf Sholc paralajmëroi se do të kandidojë për mandat të dytë, por partia e tij dhe koalicioni i saj shpejt po e humbin popullaritetin për shkak të debateve të vazhdueshme.

Nga dhjetori i vitit 2021, Sholc udhëheqë koalicionin trepartiak të socialdemorkatëve të tij me Të Gjelbrit dhe Demokratët e lirë.

Javën e kaluar, liderët e saj u dakorduan për hollësitë për buxhetin për vitin 2025, disa javë pas arritjes së marrëvehsjes fillestare për të cilën sërish debatuan, plotësisht duke e prishur imazhin e qeverisë.

Zgjedhjet për Parlamentin evropian në qershor sollën rerzultate të errëta për partitë në pushtet, me fitore të qartë për bllokun kryesor opozitar, CDU konservatore dhe vendin e dytë për të djathtën ekstreme, Alternativa për Gjermaninë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR