• e martë, 24 dhjetor 2024

Lirohen pengjet në burgun në rajonin rus Volgorod, janë likuiduar pengmarrësit

Lirohen pengjet në burgun në rajonin rus Volgorod, janë likuiduar pengmarrësit

Moskë, 23 gusht 2024 (MIA) - Janë liruar pengjet të marrë në burg në rajonin rus Volgorod, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar kanalit Baza në Telegram, i afërt me shërbimet e sigurisë.

Forcat speciale të gardëps ruse kanë njoftuar se snajperistët e tyre i kanë vrarë katër të burgosurit, të cilët i kanë rrëmbyer gardianët në koloninë ndëshkuese të sigurisë së lartë IK-19.

Të gjitha pengjet janë liruar, konfirmuan snajperistët e forcave speciale të gardës ruse në rajonin e Volgogradit.

Të burgosurit, të cilët me thikë kanë marrë pengje në IK-19 janë identifikuar si luftëtarë të grupit Shteti Islamik, kanë theksuar agjencitë.

Sulmi ka ndodhur gjatë takimit të komisionit disipinor të kolonisë, njoftoi Shërbimi federal ndëshkues rus. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR