• e mërkurë, 14 gusht 2024

Seancë e pesë komisioneve kuvendore

Seancë e pesë komisioneve kuvendore

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Pesë komisione kuvendore sot do të kenë seanca dhe për katër prej tyre do të jenë të parat nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare - komisionet për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, për kulturë dhe turizëm, arsim, shkencë dhe sport dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi ë ujërave.

Nga një pikë në rend dite do të kenë Komisioni për kulturë dhe turizëm - Propozim ligj për ndryshim të Ligjit për kulturë, me procedurë të shkurtuar, Komisioni për arsim, shkencë dhe sport - Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar dhe Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave - Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për gjah dhe gjueti, me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e Komisionit parlamentar për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor, projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për urbanizëm, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin e substancave të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor dhe për ndryshimin e Ligjit për transportin në komunikacionin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe tre projektligje në lexim të parë: për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyre, për shpalljen e Kënetës së Studençishtes për Park natyror dhe për Projektligjin për shpalljen e Liqenit të Ohrit për monument të natyrës.

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta mbajë seancën e gjashtë, në të cilën në rend të ditës janë këto pika: përcaktimi i Propozim-vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshllit për ndarjen e Çmimit shtetëror "8 Statori",  shqyrtimin e kërkesave për realizimin e pagave pas ndërprerjes së funksionit zëvendësministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqyrtim i kërkesave për realizimin e pagave pas  ndërprerjes së funksionit zëvendës i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqyrtimi i kërkesës së deputetit për përcaktimin e qerasë së banesës për realizimin e pagesës gjatë largimi në pensiont të një ish-deputeti;. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR