• e martë, 24 dhjetor 2024

Kryetari i Qeverisë Mickoski nënshkroi memorandum për bashkëpunim dhe mirëkuptim me BNJVL-në

Kryetari i Qeverisë Mickoski nënshkroi memorandum për bashkëpunim dhe mirëkuptim me BNJVL-në

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim dhe mirëkuptim me Shoqatën e Komunave të Bashkësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BNJVL).

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ky Memorandum bashkëpunimi është lidhur si shprehje e bashkëpunimit, paraqet përcaktimin e formave dhe metodave të bashkëpunimit në të ardhmen, përcakton prioritetet dhe projeksionet e ardhshme të zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Republikë.

"Qeveria dhe BNJVL së bashku deklarojnë se pajtohen që të zbatojnë  vëllim më të madh të decentralizimit të pushtetit si proces politik që ligjërisht do të përfundojë me bartjen e një përfshirje të madhe të kompetencave nga organet shtetërore të administratës në kompetencë të njësive të vetëqeverisjes lokale. Për të arritur qëllimet e bashkëpunimit, të dyja palët pajtohen që të përgatisin program vjetor të aktiviteteve prioritare që do të jetë synim për realizim në vitin aktual", bëhet e ditur në kumtesë.

Realizimi i qëllimeve dhe angazhimeve të përcaktuara me këtë Memorandum do të realizohet përmes formimit të trupave punues ose komisioneve të përziera në të cilat përveç përfaqësuesve dhe funksionerëve të zgjedhur do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga administrata profesionale dhe ekspertë të jashtëm.

Të dyja palët do të aplikojnë modelin e analizës dhe zbatimit të praktikave pozitive ndërkombëtare të funksionimit të dëshmuar të suksesshëm të sistemit të vetëqeverisjes lokale në sferën e caktuar. Të dyja palët pajtohen që procesi i decentralizimit të ndiqet si prioritet duke siguruar një volum të shtuar të granteve direkte dhe të hyrave burimore për çdo njësi të vetëqeverisjes lokale. Modeli i sigurimit të burimeve financiare si të ardhura për komunat përmes përqindjes së përcaktuar të mjeteve të grumbulluara në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimit mbi të ardhurat personale do t'i nënshtrohet rregullimit të ndërsjellë në një trend të vazhdueshëm rritës të përqindjes së përcaktuar për vetëqeverisjen lokale. Të dyja palët pajtohen që negociatat për buxhetin të organizohen çdo vit, ndërmjet BNJVL-së dhe Ministrisë së Financave, ku do të harmonizohen qëndrimet, nevojat dhe mundësitë e pushtetit qendror dhe atij lokal.

Siç bëhet e ditur, të dyja palët pajtohen që mjetet e destinuara për investime kapitale duhet të jenë transferta burimore të mjeteve me qëllimin e duhur. Edhe Qeveria dhe BNJVL-ja pajtohen që asnjë nga rregulloret nga sfera e planifikimit urban, ndërtimtarisë ose tokës ndërtimore nuk do të ndryshohet ose plotësohet ose të hartohet propozim ligji i ri ose rregullore tjetër pa konsultim paraprak me BNJVL-në.

Të dyja palët e afirmojnë qëndrimin se miratimi i planeve urbanistike dhe dokumentacionit urbanistik është kusht për realizimin e zhvillimit të parashikuar, për të cilin të dyja palët do ta vendosin këtë çështje si prioritet më të lartë. Qeveria dhe BNJVL-ja pajtohen që të vendosin praktikë për mbajtjen e seancave të përbashkëta të Qeverisë dhe Bordit Drejtues të BNJVL-së, në të cilat do të bëhet konsultimi për progresin, çështjet aktuale prioritare dhe analiza e problemeve me të cilat ballafaqohen komunat në Republikë, bëhet e ditur në kumtesë. rq/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR