• e enjte, 15 gusht 2024

Disa fshatra të Shkupit nesër pa rrymë

Disa fshatra të Shkupit nesër pa rrymë

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Shfrytëzuesit nga rajoni Krushopek - Laka në komunën e Sarajit nesër nga ora 08:30 deri në 12:30 do të jenë pa rrymë.

Nga ora 6:30 deri në ora 14:30, pa rrymë do të jenë edhe shfrytëzuesit nga fshatrat Taor, Studeniçan, Morani, Novosellë, Gradovc, Gumalevë, Oreshan, Smesnicë, Tisovicë, Dejkovc, Dobrinë, Pakoshevë dhe Zelenikovë - Jane Sandanski. 

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave e qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ekipet e EVN Maqedoni SHA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR