• e enjte, 15 gusht 2024

Numri i zjarreve nuk po zvogëlohet, apel deri te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm

Numri i zjarreve nuk po zvogëlohet, apel deri te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, informoi se numri i zjarreve nuk po zvogëlohet dhe sipas përvojës së mëparshme, siç tha ai, priten edhe të reja. Ai u ka bërë apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, të mos shkaktojnë zjarre dhe nëse vërejnë zjarr të lajmërojnë menjëherë.

Angellov sot informoi se gjatë ditës së djeshme kishte 37 zjarre në ambient të hapur, ndërsa sot deri në orën 16 ishin 23. Prej tyre, siç tha, pesë janë shuar, tetë janë vënë nën kontroll, ndërsa dhjetë janë aktive.

"Fatkeqësisht, pres që në orët e ardhshme të shfaqen zjarre të reja në ambient të hapur, sepse kështu na tregon përvoja e mëparshme", tha Angellov.

Zjarri më i vështirë që po përpiqen ta shuajnë më shumë se 20 ditë është zjarri në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, siç informoi, i cili aktualisht ka dy degë.

"Dega që hyn në vendgjuetinë Jasen është nën kontroll të plotë, ndërsa në degën e dytë e cila lëviz në drejtim të fshatit Belicë dhe restorantit Belicë, mëngjesin e sotëm vepruam me helikopter slloven dhe nga toka veprojmë me 15 pjesëtarë të policisë si dhe 15 pjesëtarë të ushtrisë. Në të njëjtën kohë u ndihmojnë të tre zjarrfikësve dhe katër personave nga Parku Kombëtar. Fatkeqësisht në disa vende digjet pyll cilësor me pisha", tha drejtori.

Lidhur me zjarrin e dytë të rëndë në Pehçevë, në drejtim të fshatit Negrevë, informoi se po veprojnë me pesë er traktorë, ndërsa në tokë shuajnë 15 pjesëtare të ushtrisë, 10 pjesëtarë të policisë, 10 punëtor të DMSH-së dhe 32 të punësuar në Pyjet kombëtare.

Angellov tha se gjatë këtij zjarri digjet një pyll i përzier dhe lufta me të, siç tha ai, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos ndezin zjarr në ambient ​​të hapur dhe u bëri thirrje nëse vërejnë tym apo zjarr të hapur të lajmërojnë në numrin 112, por nëse dyshojnë se një person i caktuar ka vënë një zjarr diku, të njëjtin ta raportojnë në stacionin policor më të afërt ose në numrin 112.

Angellov theksoi se gjatë korrikut kishte 765 zjarre në ambient të hapur mes të cilëve edhe zjarre pyjore. ls/

Foto: QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR