• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dogana parandaloi një zingjir ndërkombëtar të tregtisë ilegale me substanca anabolike

Dogana parandaloi një zingjir ndërkombëtar të tregtisë ilegale me  substanca anabolike

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Aeroportet legale aktualisht janë shënjestër e kriminelëve dhe synimi i tyre është që substancat e dopingut të arrijnë në aeroportin e synuar, në këtë rast në aeroportin  tonë, dhe pastaj ta shpërndajnë në tregje të ndryshme, tha sot drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski pasi njoftoi se janë konfiskuar 192 kilogramë steroidë anabolikë që kushtojnë 5,5 milionë denarë.

Drejtoria e doganave, siç theksoi Nikollovski, parandaloi kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar me ligj.

Sipas tij, bëhet fjalë për prodhues nga India, me një të kaluar të ngjeshur kriminale, i cili donte ta shpërndante mallin në një treg fiktiv duke fluturuar nga Singapori - Stamboll dhe më pas Stamboll - Shkup, d.m.th. destinacioni përfundimtar është  Republika Çeke, ku produkte të tilla janë gjithashtu rreptësisht të ndaluara. Hetimet e nisura nga Drejtoria e Doganave për shkak të dyshimeve, kanë konstatuar se të dhënat për kompaninë çeke janë të rreme, gjegjësisht se nuk ka bërë porosi për këtë lloj produkti. Në të njëjtën kohë, u krye një test spektrometri, i cili tregoi se bëhej fjalë për steroid anabolikë. Në bashkëpunim me prokurorin publik është kryer analiza mjekoligjore nga MPB-ja, ku është vërtetuar se bëhet fjalë për steroide anabolike.

"Janë sekuestruar 32 kuti me 192 kilogramë steroidë anabolikë në vlerë prej 5,5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kundër autorëve është ngritur kallëzim penal. Bëhet fjalë për Oxanaboilic dhe Metanabol për përdorim oral, si dhe Testec, Testen dhe Sustamix për injeksion. Për rastin në fjalë, Agjencia Botërore Anti-Doping pranoi se Dogana e Maqedonisë gjurmoi një zinxhir ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme të substancave të tilla, që paraqet një trend modern të substancave stimuluese të ndaluara që shkaktojnë varësi. Me këtë konfiskim, Maqedonia aktualisht është në top tre vendet e para në nivel botëror në listën e Agjencisë Botërore Anti-Doping për konfiskim të substancave të ndaluara”, deklaroi drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski në një konferencë për media ku informoi në lidhje me rastin. 

Në bashkëpunim me prokurorin publik është kryer analiza mjekoligjore nga MPB-ja, ku është vërtetuar se bëhet fjalë për steroide anabolike. Njëkohësisht, nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore – MALMED dhe Agjencia Kombëtare Anti-Doping në kuadër të Agjencisë Botërore Antidoping dhe Ministrisë së Sportit është marrë përgjigje se steroidet anabolike janë rreptësisht të ndaluara sipas ligjit.

"Sipas provave të marra, kundër autorit është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike", informoi drejtori Nikollovski, ndërsa falënderoi Agjencinë Botërore Anti-Doping për bashkëpunimin në këtë rast, Ministrinë e Sportit dhe veçanërisht doganierët. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR